A e dini se qentë e racës Kangall të Sivasit janë një racë e certifikuar në të gjithë botën?

Qentë Kangall janë ndër kafshët më të dashura në Turqi dhe veçanërisht në Anadoll.

1370895
A e dini se qentë e racës Kangall të Sivasit janë një racë e certifikuar në të gjithë botën?

A e dini se qentë e racës Kangall të Sivasit në Anadoll janë një racë e certifikuar në të gjithë botën?

Ka shumë mendime në lidhje me origjinën e qenit Kangall të Sivasit (qytet në Turqi). Në një prej tyre pranohet se raca Kangall është sjell në Anadoll nga Turkistani gjatë emigrimeve të mëdha turke.

Qentë Kangall janë ndër kafshët më të dashura në Turqi dhe veçanërisht në Anadoll. Kjo racë që njihet në tërë botën dhe është emëruar në mënyrë të ndryshme, nga ana e Federatës Ndërkombëtare Shkencore të Qenve, u pranua si një racë e veçantë nën emrin “Kangall”.

Qentë Kangall, që klasifikohen në grupin e “qenve gjigandë”, në kundërshtim me përmasat, janë shumë të dashur dhe të urtë. Kangallët janë një racë qensh çobanë shumë të suksesshëm për të shoqëruar dhe mbrojtur tufat e bagëtive dhe mbahen si qenë çobanë jo vetëm në Turqi por edhe në shumë vende të botës.  

 

 

Fjalët Kyçe: #a e dini se , #qen çoban , #Kangal

Lajme të ngjashme