Iran - Rritet në 5 numri i viktimave nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi i tipit të ri (Сovid-19) në Iran arriti në pesë persona, tha të shtunën Kianush Jahanpur, përgjegjës për marrëdhëniet me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit.

1364377

Sipas tij, në vend janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me Covid-19 [8 raste janë raportuar në provincën Kum dhe 2 në kryeqytetin Teheran] duke e çuar kështu në 28 numrin total të personave të infektuar në vend nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Numri i vdekjeve nga tipi i ri i koronavirusit (Сovid-19) në të gjithë botën është rritur në 2.361, nga të cilat 2.347 në Kinë, kurse numri i të infektuarve i ka tejkaluar 77.000.

Për herë të parë, koronavirusi i ri i emërtuar më vonë si “Covid-19” u zbulua në qytetin Wuhan të provincës Hubei në Kinë më 12 dhjetor 2019, dhe u përhap në qytete dhe vende të tjera për një periudhë të shkurtër kohe.

Dhe kjo bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) të shpallë “gjendjen e jashtëzakonshme”.

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë transmetohet nga një person në tjetrin përmes ajrit. Simptomat e sëmundjes janë: ethe të forta, dhimbje të fytit, kollë, gulçim dhe diarre.

Lajme të ngjashme