Bilanci i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 2.347

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri, të njohur si “COVID-19”, është rritur në 2 mijë e 347, ndërsa numri i të infektuarve nga ky virus arriti në 76 mijë e 288, sipas raportimeve nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

1364268
Bilanci i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 2.347

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri, të njohur si “COVID-19”, është rritur në 2 mijë e 347, nga të cilët 109 kanë humbur jetën 24 orët e fundit.

Në deklaratën e bërë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 397 raste të reja duke e çuar në 76 mijë e 288 numrin e personave të infektuar me virus, nga të cilët 11 mijë e 477 janë në gjendje kritike.

Numri i të dyshuarve me virus është 5 mijë e 365, ndërsa numri i personave që mbahen nën vëzhgim ka rënë në 113 mijë 564; ndërsa numri i personave që janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali deri më tani i ka kaluar të 20 mijët.

Nga ana tjetër raportohet se numri i rasteve të konfirmuara jashtë Kinës kontinentale është rritur në 68 në Hongkong dhe 10 në  Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (MSAR).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) kishte shpallur "gjendjen e jashtëzakonshme" pas përhapjes në qytete të Kinës dhe vende të tjera të botës brenda një kohe të shkurtër së llojit të ri të koronavirusit, që shpërtheu për herë të parë në qytetin Wuhan të provincës Hubei më 12 dhjetor 2019.

 


Lajme të ngjashme