Kinë – Rritet në 2.238 numri i viktimave nga epidemia COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) njoftoi të premten se numri i vdekjeve në vend nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit, tani zyrtarisht i njohur si COVID-19, është rritur në 2.238.

1364163
Kinë – Rritet në 2.238 numri i viktimave nga epidemia COVID-19

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë theksuan se është rritur në 75.465 numri i rasteve të konfirmuara, 11.633 prej të cilëve në gjendje serioze, ndërkohë që 128 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga virusi.

Koronavirusi i ri, shfaqur për herë të parë më 12 dhjetor në qytetin Wuhan të provincës qendrore Hubei të Kinës, u përhap brenda një kohe të shkurtër në qytete të tjera të vendit dhe në më shumë se 20 shtete të ndryshme. Pas këtij zhvillimi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli epideminë në fjalë një emergjencë ndërkombëtare.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 rezulton të jetë mbi 76.700 në shkallë botërore.

Sipas të dhënave të mbledhura nga shtypi lokal dhe institucionet shëndetësore kompetente në vendet ku janë konfirmuar raste të koronavirusit, numri total i të infektuarve është: 727 në Japoni, 156 në Korenë e Jugut, 85 në Singapor, 35 në Tajlandë, 22 në Malajzi, 17 në Australi, 16 në Vietnam, 16 në Gjermani, 15 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 12 në Francë, 9 në Angli, 9 në Emiratet e Bashkuara Arabe, 8 në Kanada, 5 në Iran, 3 në Itali, 3 Indi, 3 në Filipine, 2 në Rusi, 2 në Spanjë, 1 në Nepal, 1 në Sri-Lankë, 1 në Kamboxhia, 1 në Belgjikë, 1 në Suedi, 1 në Finlandë dhe 1 në Egjipt.



Lajme të ngjashme