Në 9 qershor nisin fluturimet Stamboll-Vankuver me «Turkish Airlines»

Shoqëria ajrore turke «Turkish Airlines» (THY) shton Vankuverin në rrjetin e saj të fluturimeve në Kanada, ku aktualisht operon në Montreal dhe Toronto.

1361988
Në 9 qershor nisin fluturimet Stamboll-Vankuver me «Turkish Airlines»

Sipas deklaratës nga Zyra e Nënsekretarit për Mediat të «Turkish Airlines» (THY), fluturimet për në Vankuver, që do të jetë pikëmbërritja e 3-të e kompanisë ajrore kombëtare turke në Kanada, do të nisin reciprokisht në 9 qershor me tre frekuenca në javë.

Fluturimet për në destinacionin e tretë në Kanada do të realizohen me aeroplan të tipit "B787-900Dreamliner” dhe me një kapacitet prej 30 vendesh në "Business Class" dhe 270 në "Economy Class"

Biletat e udhëtimit me THY nga Stambolli në Vankuver, destinacioni i 15-të i kompanisë ajrore turke në Amerikën e Veriut, fillojnë nga 645 dollarë për vajtje-ardhje, përfshirë të gjitha taksat.

Momentalisht «Turkish Airlines» brenda javës bën gjithsej 9 fluturime për në Kanada, përfshirë 6 në Toronto dhe 3 për në Montreal. Me fillimin e fluturimeve për në Vankuver kjo shifër do të rritet në 12 fluturime në javë.

Fluturimet për në Kanada «Turkish Airlines» i ka nisur në vitin 2009 për në Toronto dhe i ka zgjeruar më pas në vitin 2014 me fluturimet Stamboll-Montreal.

 


Lajme të ngjashme