Kinë – Numri i të vdekurve nga koronavirusi arriti në 1666

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri, të njohur si “COVID-19”, u rrit në 1.666, ndërsa numri i të infektuarve nga ky virus arriti në 68 mijë e 500.

1360322

Në deklaratën e bërë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) raportoi se numri i rasteve të dyshimta në të gjithë vendin është 8 mijë e 228, ndërsa numri i personave nën vëzhgim për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar u raportua si 158 mijë 764.

Nga ana tjetër, numri i njerëzve që vdiqën për shkak të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19) u rrit në 1666, një në Hong Kong. Numri i të infektuarve u rrit në 68.500, 11.227 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i personave që janë shëruar deri më tani ka arritur në 9 mijë e 419.

Jashtë territorit të Kinës, numri i çështjeve u rrit në 84 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut, ndërsa ky numër u përcaktua si 10 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos.

Ndërkohë që 142 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit në vend për shkak të epidemisë së virusit Kovid-19, u identifikuan edhe 2 mijë e 9 raste të reja.

Lajme të ngjashme