Epidemia në Kinë – Brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 143 persona

Numri i viktimave të koronavirusit të ri (Kovid-19) në Kinë ka arritur në 1.524, kurse numri i prekurve nga virusi ka shkuar në 66 mijë e 492.

1359965
Epidemia në Kinë – Brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 143 persona

Numri i viktimave të koronavirusit të ri (Kovid-19) në Kinë ka arritur në 1.524, kurse numri i prekurve nga virusi ka shkuar në 66 mijë e 492.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë në deklaratën e bërë në lidhje me zhvillimet e fundit për epideminë Kovid-19 bëri të ditur se numri i njerëzve, për të cilët dyshohet se janë infektuar me këtë virus është ulur në 8 mijë e 689, kurse numri i personave që mbahen në karantinë me arsyetimin se kanë pasur kontakte me persona të diagnostikuar me Kovid-19  ka rënë në 169 mijë e 39.

Ndërkohë që numri i personave që mbahen në kontroll dhe të dyshuar për mbartje të virusit ka rënë me shpejtësi, numri i të vdekurve ka arritur në 1524, ndër të cilët një në HongKong.

Ndërkaq, numri i personave të diagnostikuar me këtë virus është rritur në 66 mijë e 492, ndër të cilët 8 mijë e 969 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Përveç Kinës kontinentale, në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut (HKSAR) janë evidentuar 26 raste ndërsa në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos janë shënuar 10 raste.

Si pasojë e epidemisë Kovid-19, që në ditët e fundit ka arritur kulmin e humbjeve të jetëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur 143 persona dhe janë regjistruar 2 mijë e 277 raste të reja.   

 


Lajme të ngjashme