Koronavirusi, shkon në 1.114 numri i viktimave

Numri i viktimave nga epidemia e krononavirusit të ri në Kinë, “Covid-19” është rritur në 1.114, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 44 mijë e 653, njofton Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë.

Koronavirusi, shkon në 1.114 numri i viktimave

Vazhdon të përhapet epidemia e koronavurisit të ri që tani ka një emër të ri shkencor “Covid-19”.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë njofton se numri i personave që kanë gjetur vdekjen nga epidemia “Covid-19” është rritur në 1 mijë e 114, njëri nga këta në Hongkong, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 44 mijë e 653, nga të cilët rreth 8 mijë e 204 janë në gjendje të rëndë.

Numri i të diagnostikuarve me virus në territoret jashtë Kinës kontinentale është rritur në 49 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut (HKSAR).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen nga epidemia 97 persona dhe janë regjistruar 2 mijë e 15 raste të reja, nga të cilët 1.638 janë në provincën Hubey, epiqendrën e epidemisë.

Sipas Komisionit (NHC) numri i njerëzve, për të cilët dyshohet se janë infektuar me virus është 16 mijë, kurse numri i personave që mbahen në karantinë me arsyetimin se kanë pasur kontakte me persona të diagnostikuar me virus është njoftuar 185 mijë e 37.

Nga ana tjetër numri i pacientëve që janë nxjerrë nga spitali është 4 mijë e 740.

Epidemia e re “Covid-19” brenda një kohe të shkurtër, 1 muaj, ka shkaktuar pothuajse aq viktima sa virusi SARS kishte shkaktuar për rreth 1 vit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga epidemia e SARS-it, e cila ishte shfaqur në vitet 2002-2003, kishin humbur jetën 774 persona, shumica e tyre në Kinë.

Koronavirusi i tipit të ri u konstatua për herë të parë më datë 12 dhjetor 2019 në qytetin Wuhan të provincës Hubei dhe brenda një kohe të shkurtër u përhap në qytet dhe në vende të tjera të botës. Pas kësaj OBSH shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme”.

 


Lajme të ngjashme