Personeli mjekësor dhe ekuipazhi turk i evakuimit nga Huani është nxjerrë nga karantina

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca tha se personeli mjekësor dhe ekuipazhi i avionit që evakuuan nënshtetasit turq nga Huani i Kinës, janë nxjerrë nga karantina.

Në konferencën për shtyp të dhënë në Ankara, ministri Koca analizat e treta të bëra nga 61 personat që mbaheshin në karantinë kanë dalë negative (nuk është hasur në virus).

Ai tha se sot janë mbushur 10 ditë nga mbërritja e tyre në Turqi dhe në kuadër të propozimit të Këshillit Shkencor, personeli mjekësorë dhe ekuipazhi që mori pjesë në evakuimin nga Huani janë nxjerrë nga spitali ku mbaheshin në karantinë.

Ministri turk tha personat në fjalë do të mbahen nën kontroll në shtëpi nga personeli mjekësor deri sa të mbushen 14 ditë.

Kurse 42 personat e sjellë nga Huani do të vazhdojnë të mbahen nën kontrollet deri ditën e premte kur do të mbushen 14 ditë.

Koca dha informacione edhe në lidhje me punimet për përcaktimin e koronavirusit.

“Pajisja vendore e prodhuar për të përcaktuar koronavirusin jep rezultat brenda 90-120 minuta. Ne filluam përdorimin e kësaj pajisjeje javën e kaluar”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca.

Lajme të ngjashme