Eren: Do të punojmë për tërësinë familjare të turqve në Gjermani

Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren, deklaroi se gjatë vitit 2020 do ti japin një rëndësi të veçantë çështjeve për mbrojtjen e tërësisë familjare në Gjermani.

1351264
Eren: Do të punojmë për tërësinë familjare të turqve në Gjermani

Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren, deklaroi se gjatë vitit 2020 do ti japin një rëndësi të veçantë çështjeve për mbrojtjen e tërësisë familjare në Gjermani.

Në takimin me përfaqësuesit e medias në qytetin Duseldorf të Gjermanisë, Eren dha informacione në lidhje me punimet që do të zhvillohen së bashku me Atasheun e Familjes në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Duseldorf.

“Me qëllim të mbrojtjes së tërësisë familjare, ne zhvillojmë punime për problemet në Zyrat e Rinisë Gjermane (Jugendamt), luftës kundër vartjeve (substancave narkotike etj), kujdesi në mënyrë të përshtatshme me kulturën tonë për kujdesin në shtëpi të moshuarve dhe dërgimin e fëmijëve në shkollat me arsim të veçantë. Ne duam që gjatë vitit 2020 ti japim një rëndësi të veçantë çështjeve për mbrojtjen e tërësisë familjare në Gjermani”, tha Eren.

Ai rikujtoi se turqit, që kanë arritur gjeneratën e tretë e të katërt në Evropë (pas emigrimit të prindërve të tyre), kanë arritur shumë suksese brenda shoqërisë në të cilën jetojnë dhe për këtë arsye duhet të krijohet një mekanizëm që të interesohet me çështjet familjare i përbërë nga pedagogë dhe avokatë specialistë turq.

Abdullah Eren tha se dëshirojnë një diasporë të fuqishme që nuk humb lidhjen shpirtërore dhe frymën e përkatësisë dhe për këtë arsye në vitin 2020 planifikojnë një takim të madh në Turqi të turqve që jetojnë jashtë shtetit.   

“Çështjen e diasporës do ta kthejmë në një makro strategji në Turqi dhe kërkojmë që të krijojmë një plan veprimi për ta ndarë me të gjitha institucionet”, tha Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme, Abdullah Eren.



Lajme të ngjashme