Ambasada e Turqisë në Pekin paralajmëron nënshtetasit turq për udhëtimet në Kinë

Ambasada e Turqisë në Pekin paralajmëroi nënshtetasit turq në lidhje me koronavirusin (2019-nCoV) që është shfaqur dhe që i ngjanë sindromës akute të rëndë e frymëmarrjes (SARS).

Ambasada e Turqisë në Pekin paralajmëron nënshtetasit turq për udhëtimet në Kinë

Ambasada e Turqisë në Pekin paralajmëroi nënshtetasit turq në lidhje me koronavirusin (2019-nCoV) që është shfaqur dhe që i ngjanë sindromës akute të rëndë e frymëmarrjes (SARS).

Në deklaratën e bërë në faqen e internetit të ambasadës bëhet e ditur se si fillim virusi është shfaqur në qytetin Wuhan dhe më pas është shpërndarë në tërë Kinën dhe shtetet përreth. Ndërkaq njoftohet se është rritur edhe numri i personave të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në deklaratë shkruhet se virusi shkakton pneumoni, temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje si dhe përbën një rrezik më të madh për të moshuarit me probleme shëndetësore dhe personat me sistem imuniteti të dobët.

“Virusi i ri bën pjesë në familjen e koronaviruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga gripi i zakonshëm e deri te sëmundjet më të rënda siç është ajo e sindromës akute të rëndë e frymëmarrjes (SARS)”, shkruhet në deklaratë.

Ndërkaq ambasada turke në Kinë jep këshilla për nënshtetasit turq që jetojnë në këtë vend ose do të udhëtojnë drejt Kinës.

“Rekomandohet që të shmangni ambiente të mbushura me njerëz, të vendosni maska mbrojtëse kur dilni jashtë dhe të shmangni kontaktin me pacientët që shfaqin simptoma si ethe, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, mbyllje të gojës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, mbyllje të hundës dhe ndërrimit të shpeshtë të shamisë me të cilën fshini hundët. Gjithashtu këshillohet që të evitohen vizitat në fermat dhe tregjet e gjësë së gjallë dhe thertoreve, duke shtuar se mishi dhe produktet e shpendëve dhe peshqve duhet të gatuhen mirë përpara se të konsumohen. Duart duhen larë shpesh me sapun dhe me kujdes dhe në rast të rasteve kur kolliteni ose keni vështirësi në frymëmarrje duhet ti drejtoheni menjëherë mjekut”, shkruhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Pekin.

 


Lajme të ngjashme