OBSH-ja shpërndanë ndihma mjekësore në Jemen

Në deklaratën me shkrim të bërë në llogarinë e organizatës në median sociale në Twitter thuhet se shërbimet e emergjencës së 18 spitaleve në 11 qytete të Jemenit dhe 11 laboratorë u siguruan furnizime mjekësore dhe ilaçe.

1344250
OBSH-ja shpërndanë ndihma mjekësore në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ka dhënë ndihma mjekësore në 11 qytete të Jemenit.

Në deklaratën me shkrim të bërë në llogarinë e organizatës në median sociale në Twitter thuhet se shërbimet e emergjencës së 18 spitaleve në 11 qytete të Jemenit dhe 11 laboratorë u siguruan furnizime mjekësore dhe ilaçe.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se ndihmat në fjalë ishin me vlerë 3,2 milionë dollarë.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike mbizotëronte për një kohë të gjatë, kryeqyteti Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014 ndodhet nën kontrollin e huthive të mbështetur nga Irani.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite janë duke mbështetur qeverinë jemenase kundër huthive që nga marsi 2015.

Deri më tani në konfliktet në Jemen kanë vdekur mijëra njerëz.

Kriza humanitare në rritje për shkak të luftës civile në Jemen, e cila është ndër vendet më të varfra në botë, gjithashtu ka arritur në nivele serioze.

Në Jemen, ku është përjetuar një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, më shumë se 22 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.



Lajme të ngjashme