Gjysma e “gjeneratës Y” është e shqetësuar për luftën e tretë botërore

Rreth gjysma e “gjeneratës Y” beson se është i lartë probabiliteti për fillimin e një lufte që do ta çonte botën në katastrofë, njofton Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

ICRC ka publikuar një raport me rezultatet e anketës me titull “Gjenerata Y dhe lufta”, realizuar nga Komiteti në 16 vende të ndryshme me 16 mijë njerëz të grupmoshës 20-35 vjeç, të cilët vlerësohen si “gjenerata Y”, dhe ku zënë vend përgjigjet e tyre në lidhje me pyetjet për luftërat.

Sipas raportit në fjalë, 47% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se ekziston mundësia e një lufte të tretë botërore gjatë jetës së tyre, kurse 74% mendojnë se luftërat janë të parandalueshme.

84% e të anketuarve e konsiderojnë “absolutisht të papranueshme” përdorimin e armëve bërthamore, kurse 54% besojnë se probabiliteti i një sulmi nuklear brenda 10 viteve të ardhshme është më i madh se probabiliteti që të mos ndodhë.

Lajme të ngjashme