Ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim për shëndetin global në shekullin e 21-të

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për shëndetin global në shekullin 21.

1317738
Ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim për shëndetin global në shekullin e 21-të

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për shëndetin global në shekullin 21.

Në një raport të fundit, OBSH theksoi se punonjësit shëndetësorë kanë për detyrë të mbrojnë njerëzit nga ndikimet klimatike, shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe efektet e kequshqyerjes, si dhe të trajtojnë personat e prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo ngjitëse të shkaktuara nga ndotja e mjedisit.

Raporti synon rritjen e vetëdijes për efektet shëndetësore të ndryshimeve klimatike.

OBSH gjithashtu i bëri thirrje komunitetit global të shëndetësisë të ngre zërin e tij në thirrjen për një marrëveshje të fortë dhe efektive klimatike.

Marrëveshja për klimën synonte të reduktojë ndryshimet klimatike dhe të përmirësojë shëndetin, përfshirë uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare që janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Marrëveshja dedikohet për të kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e masave për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe për të mbrojtur vendet, komunitetet dhe vendet e punës. (AA)



Lajme të ngjashme