Në shkollat e Rasulaynit fshihen gjurmët e terrorit

Në nënprefekturën Rasulayn të Sirisë, që është çliruar me anë të operacionit “Burimi i Paqes”, janë duke u pastruar gjurmët e terrorit në shkollat e përdorura si shtabe nga ana e pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Në shkollën fillore “El Afaf”, që përdorej nga terroristët, vazhdojnë punimet e kontrollit dhe të pastrimit.

Nga ana tjetër, zejtarët e qytetit bëjnë të ditur se është normalizuar jeta në qytet, dyqanet kanë filluar të hapen dhe i bëjnë thirrje popullit të kthehet.  

Gjatë operacionit “Burimi i Paqes” u përcaktua se shumë shkolla në nënprefekturën Rasulayn ishin kthyer në shtabeve të terroristëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, madje në disa prej tyre ishin hasur në tunele të nëndheshme.

Lajme të ngjashme