Turqia mjekon refugjatët që pretendohet se u rrahën nga policia greke

Refugjatët e parregullt, që parashtrojnë që janë dërguar me zor në Turqi pasi janë keqtrajtuar në Greqi, janë shtruar për kurim në spital në Edirne.

1314989

Ushtarët e njësive kufitare kapën në një zonë të ndaluar 68 refugjatë të parregullt, ndër të cilët edhe gra edhe fëmijë prej Bangladeshit, Afganistanit, Algjerisë dhe Pakistanit.  

Bëhet e ditur se 6 prej tyre ishin të plagosur për shkak të dhunës.

68 personat e kapur u dërguan në spitalin shtetëror për procedurat e kontrollit.

Disa prej tyre, që kishin marrë plagë në këmbë dhe gjunjë, u dërguan për kurim në spital.

Ata që filluan të kurohen, qëndruan në spital ndërsa të tjerët u dërguan në Departamentin për Çështjet e të Huajve në Edirne.

Një prej të plagosurve, Rehber Yusufi, i cili doli nga spitali me krahun në allçi dhe me gjurmë dhunë trup, pretendoi se pasi vunë këmbë në Greqi u rrahën nga forcat greke të policisë, të cilat i detyruan që të kthehen në Turqi.

Ai tha se 5 policë grekë e rrahën për dy orë dhe i thyen krahun, ndërkohë që tha se ka shenja dhune edhe në këmbë dhe kurriz.

Lajme të ngjashme