Anglezët nuk kanë besim tek parlamenti dhe qeveria

Shumica e qytetarëve të Britanisë nuk kanë besim tek parlamenti dhe qeveria, sipas një ankete të kanalit «Sky News».

1293688
Anglezët nuk kanë besim tek parlamenti dhe qeveria

Sipas anketës së zhvilluar në periudhën 9-14 tetor me 1.563 pjesëmarrës, debati mbi Brexit-in, i cili po vazhdon prej tre vitesh, dhe rritja e kufizuar e pagave si pasojë e masave të kursimit ka ndikuar negativisht te popullata britanike.

Në anketë, 69 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk i besojnë parlamentit, kurse 59 për qind nuk kanë besim në Bashkimin Evropian (BE).

Ndërkaq, të pyetur nëse i besojnë qeverisë, 62 për qind e anketuesve janë përgjigjur negativisht, ndërsa te pjesëmarrësit anti-Brexit kjo shifër ka shkuar në 80 për qind.

Po ashtu, 46 për qind janë shprehur të kënaqur nga kryeministri Boris Johnson, kurse 49 për qind kanë dhënë përgjigje të kundërt. Sipas anketës, popullariteti i Johnson në tre muajt e parë të detyrës ka rezultuar më i ulët sesa i pesë kryeministrave të mëparshëm.

Nga ana tjetër pakënaqësia ndaj liderit të Partisë Laburiste Jeremy Corbyn ka rezultuar në 55 për qind.

Anketa gjithashtu ka treguar pesimizëm të qytetarëve edhe në aspektin ekonomik. Gati tre në çdo pesë qytetarë janë shprehur se ekonomia e vendit është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Në lajmin mbi anketën, «Sky News» ka komentuar se Brexit ka bërë që politika dhe shoqëria britanike të jenë gjithnjë e më "të pashtruara", ndikuar edhe nga retorika përçarëse e përdorur nëpër gazetat dhe rrjetet sociale kundër politikanëve, nëpunësve civilë, gazetarëve dhe gjykatësve. (Anadolu Agency - AA)

 


Lajme të ngjashme