Turqia ndihmoi të zhvendosurit në Jemen me pako ushqimore

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma për familjet e varfra dhe personat me nevoja të veçanta, të cilët u zhvendosën nga qytetet Hudejde dhe Taiz në Aden, kryeqytetin e përkohshëm të vendit.

Turqia ndihmoi të zhvendosurit në Jemen me pako ushqimore

Turqia dërgoi 300 pako me ushqime ndihma për të zhvendosurit në qytetin Aden në jug të Jemenit.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma për familjet e varfra dhe personat me nevoja të veçanta, të cilët u zhvendosën nga qytetet Hudejde dhe Taiz në Aden, kryeqytetin e përkohshëm të vendit.

Mustafa Aydin, përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Jemen mori pjesë në aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave dhe bëri të ditur se 300 pako me ushqime të shpërndara me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe të Jemenit, janë pjesë e 5 mijë pakove ushqimore të planifikuara për t’u shpërndarë në mbarë vendin.

Duke thënë se dërgimi i ndihmave do të vazhdojë, Aydin rikujtoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ditë më parë i ka shpërndarë 900 pako me ushqime familjeve në nevojë në qytetin Marib.

Në Jemen, ku po sundon paqëndrueshmëria politike për një kohë të gjatë, po jetohen konfliktet e armatosura midis huthive dhe forcave të qeverisë.

Prej shtatorit 2014 e këtej huthitë mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona tjera.

Ndërkaq forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite prej marsit 2015 e këtej përkrahin qeverinë e Jemenit kundër huthive.

Jemeni për shkak të urisë, epidemisë së kolerës, konflikteve dhe sulmeve ajrore, është skenë e dramës njerëzore koston e së cilës e paguajnë civilët.

 


Lajme të ngjashme