Altun: Do të themelojmë një qendër të fuqishme mediatike kundër islamofobisë

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun tha se do të themelojnë një qendër të fuqishme mediatike e komunikimi dhe kanalin televiziv për luftën kundër islamofobisë.

Ai bëri një vlerësim për Agjencinë turke të Lajmeve, Anadolli në lidhje me projektin e televizionit të përbashkët Turqi-Malajzi-Pakistan.

“Kjo platformë me bazë digjitale do të përgatisë video dhe dokumentare ndriçuese për median sociale dhe do të prodhojë vidiolajme. Në këtë projekt do të ketë një qendër thirrjes telefonike dhe denoncimi, një fond për filmat e kinematografisë, fushata të medias sociale, raporte me periudha të ndryshme dhe publikimi i librave” u shpreh Alltun.  

Ai tha se kjo nismë nuk do të kufizohet vetëm me kanalin televiziv.

“Nisma në fjalë, në të njëjtën kohë do të përfshijë edhe një qendër monitorimit në lidhje me islamofobinë. Do të ndiqen ngjarjet në këtë çështje vend pas vendi dhe mendohet një koncept që me anë të programeve të nxjerrë në shesh problemin e islamofobisë” nënvizoi Fahretin Alltun.

Ai tha se vazhdojnë ende punimet e konceptit në fjalë.

Lajme të ngjashme