Rusët janë admirues të Turqisë

Rusët, që përgjithësisht preferojnë Turqinë për pushimet e tyre, e duan shumë këtë vend edhe prej mirëpritjes, por edhe prej të gjitha mundësive që ajo ofron.

Rusët janë admirues të Turqisë

Turqia, një vend tërheqës me rërën dhe diellin, një vend që të nxjerr në një udhëtim historik me qytetet antike, me gjiret e pashoqe dhe që mahnit me shpellat, kanionet dhe ujëvarat, është një ndër vendet më të preferuara nga turistët, veçanërisht nga ata rusë.

Rusët, që përgjithësisht preferojnë Turqinë për pushimet e tyre, e duan shumë këtë vend edhe prej mirëpritjes, por edhe prej të gjitha mundësive që ajo ofron. Ndërkaq në Turqi organizohen aktivitete të ndryshme për të përforcuar lidhjen ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i Rusisë në Ankara, Aleksey Yerhov në fjalimin e mbajtur në aktivitetin e Ditëve të Kulturës së Rusisë, që këtë vit organizohet për herë të pestë në nënprefekturën Bodrum të rrethit Mulla (Muğla), nënvizoi se këto lloj aktivitetesh kanë një rëndësi të veçantë për turizmin.

“Pararoja e botës së turizmit në këto lloj aktivitetesh siguron mundësinë për të krijuar dialog mes vetes, për të vazhduar marrëdhëniet dhe për tu këshilluar. Kemi objektiva të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët. Qytetarët turq e duan shumë Turqinë. Është e pamundur të mos e duash Turqinë” tha ambasadori rus.

Edhe investitori rus i turizmit, Sergey Klyuev tha se ndër qytetarët rusë Turqia është një vend që duhet shumë. Ai tha se rusët e shohin Turqinë si një shtëpi verore pushimi.

“Rusët vijnë të lumtur dhe bëjnë pushime në Turqi. Koncepti i Bodrumit është shumë ndryshe. Objektivi ynë është të sjellim qytetarë të pasur rusë në Bodrum. Siguria në Turqi dhe Bodrum është në nivel të lartë. Në Turqi e ndjejmë veten shumë të sigurt”, tha Klyuev.

 


Lajme të ngjashme