Në 2018 vendet e BE-së blenë 7,8 miliardë euro kafe

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë importuar në vitin 2018 kafe me vlerë totale 7 miliardë e 826 milionë euro.

kahve
kahve
kahve.jpg
endonezyada kahve fest7.jpg
endonezyada kahve fest5.jpg

Në vitin 2018, 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) importuan kafe me një vlerë totale prej 7 miliardë 826 milionë euro.

Shërbimi Evropian i Statistikave (Eurostat) i publikoi këto të dhëna me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafesë, e cila festohet në 1 tetor.

Në vitin 2018, 28 vende të BE-së importuan 3 milion 73 mijë tonë kafe duke harxhuar gjithsej 7 miliardë e 826 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe Gjermania bleu 1 milion 99 mijë tonë, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Brazili qëndron në krye të listës së vendeve që eksportojnë më shumë kafe në BE. Në vitin 2018 vendet e BE-së importuan nga ky vend 901 mijë tonë kafe.

Brazili ndiqet nga Vietnami (770 mijë tonë), Hondurasi (228 mijë tonë), Kolumbia (173 mijë ton) dhe Uganda (161 mijë tonë).

 


Lajme të ngjashme