Casemiro nga Real Madridi, viktima e fundit e vjedhjeve në Spanjë

Carlos Henrique Casemiro është futbollisti i fundit që ka hyrë në listën e futbollistëve, që luajnë në Ligën e Parë të Futbollit Spanjoll (La Liga), të cilit i është vjedhur shtëpia.

Casemiro nga Real Madridi, viktima e fundit e vjedhjeve në Spanjë

Carlos Henrique Casemiro është futbollisti i fundit që ka hyrë në listën e futbollistëve, që luajnë në Ligën e Parë të Futbollit Spanjoll (La Liga), të cilit i është vjedhur shtëpia.

Gjatë xhiros së 7-të në La Liga më 28 shtator të shtunën mes Atletico Madrid-Real Madrid, vjedhësit kanë hyrë në shtëpinë e Casemiro përderisa bashkëshortja dhe e bija e tij kanë qenë brenda dhe kanë vjedhur orë dhe gurë të çmuar.

Sipas mediave spanjolle, vjedhësit nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm familjes së Casemiro por ato janë frikësuar.

Ndërkohë Macarena Rodriguez, bashkëshortja e Lucas Vazquez bashkëlojtari i Casemiro nga Real Madrid, ka reaguar ndaj vjedhjeve të fundit në rritje ku edhe ata ishin viktima.

"Njëra përfundon tjetra fillon. Kur mund të jetosh rehatshëm në shtëpinë tënde? Kur mund të shkosh rehatshëm në punë?", ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndër viktimat është edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

"Kjo ngjarje është shumë e keqe. Jo vetëm për futbollistët tanë por gjithë njerëzit. Këto janë gjëra të pakëndshme. Ditë më parë i ndodhi Casemiro-s dhe rastësisht asgjë serioze nuk ndodhi. Le t'i ndodhë mallrave. Shpresoj mos t'i ndodh askujt tjetër", tha Zidane në lidhje me rastin e Casemiro.

Brenda një viti këtyre futbollistëve u kanë hyrë vjedhësit në shtëpi:

Gabriel Paulista, Ezequiel Garay, Geoffrey Kondogbia (Valencia), Ramiro Funes Mori, Toko Ekambi (Villarreal), William Carvalho, Joaquin Sanchez (Real Betis), Kevin Prince Boateng, Jordi Alba, Gerard Pique, Arthur Melo (Barcelona), Karim Benzema, Isco (Real Madrid), Alvaro Morata (Atletico Madrid). (AA)



Lajme të ngjashme