Franca nuk lejon familjen myslimane t’i vejë fëmijës emrin “Xhihad”

Një gjykatë në Francë nuk lejoi një familje që t’i vejë fëmijës së sapolindur emrin “Xhihad”.

Franca nuk lejon familjen myslimane t’i vejë fëmijës emrin “Xhihad”

Një gjykatë në Francë nuk lejoi një familje që t’i vejë fëmijës së sapolindur emrin “Xhihad”. Sipas lajmit të publikuar në median franceze, Gjykata e Dijonit, me arsyen se mund të “dëmtojë fëmijën” nuk lejoi një familje që t’i vejë fëmijës emrin “Xhihad”.

Gjykata e ndryshoi emrin e fëmijës në “Xhahid”.

Sipas Kodit Civil të Francës parashikohet që fëmijëve të mos u vihen emra që mund t’i dëmtojnë ata.

Pavarësisht se më parë në vend fëmijëve u është vënë emri “Xhihad”, për shkak të rritjes së islamofobisë me veprimtaritë terroriste, luftëtarët terroristë të huaj cilësohen si “xhihadistë”.

Fjala “xhihad”, që në arabisht do të thotë “luftë” dhe “përpjekje”, në Francë dhe vendet e tjera të Evropës perceptohet si “luftë e shenjtë” dhe “radikalizëm”.  

Në Francë edhe më parë është penguar vendosja e emrave të fëmijëve si marka e një çokollate “Nutella” ose “Luleshtrydhe”.



Lajme të ngjashme