Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni doli mbi 71 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka njoftuar se numri i personave mbi moshën 100-vjeçare doli mbi 71 mijë

Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni doli mbi 71 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka njoftuar se numri i personave mbi moshën 100-vjeçare doli mbi 71 mijë.

Sipas televizionit kombëtar japonez “NHK”, ministria ka bërë të ditur statistikat lidhur me popullsinë e moshuar në vend.

Sipas të dhënave numri i personave mbi 100-vjeç në vend ka shkuar mbi 71.200. Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur për 1.480 persona.

Ministria gjithashtu zbuloi se gruaja më e vjetër në Japoni është 116-vjeçare ndërsa burri më i vjetër është 112-vjeçar. (AA)



Lajme të ngjashme