Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia vlerësohet me çmim për mjaltin më të mirë në botë

Mjalti organik “Eğriçayır” është vlerësuar me çmimin “Mjalti më i mirë i botës” në Kongresin e 46-të Botëror të Bletarisë, mbajtur në datat 8-12 shtator në Montreal të Kanadasë.

dünyanın en iyi balı ödülü Türkiye-ye verildi.jpg
dünyanın en iyi balı ödülü Türkiye-ye verildi2.jpg

Xhelal Çay (Celal Çay), pronari i mjaltit “Eğriçayır” në deklaratën që bëri kur mori çmimin e madh në ceremoninë e organizuar në ditën e fundit të kongresit tha:

"Ne jemi një biznes që prodhojmë produkte organike mjalti në malet Taurus të Mersinit. Familja ka trashëguar një traditë më shumë se 300-vjeçare në bletari”.

“Si brezi i fundit i familjes, ne i vazhdojmë përpjekjet për të prodhuar mjaltin më të mirë në kushtet e ditëve të sotme. Me mjaltin “Eğriçayır” që nga viti 2009 e këtej ne marrim pjesë vazhdimisht në konkurset e ndryshme që organizohen për mjaltin. Në konkursin që është organizuar në vitin 2013 në Kiev të Ukrainës nga Kongresi i Organizatës Botërore të Bletarisë mjalti ynë organik ka marrë medalje argjendi, ndërsa në konkursin e zhvilluar në vitin 2017 në Stamboll ka marrë medalje ari”,- shtoi ai.

Kurse Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Montreal, Barkan Umruk, i cili nuk u nda për asnjë çast nga bletarët turq gjatë të gjithë kongresit, tha se ai ndjehet shumë krenar për rezultatin.

“Vlerësimi me medalje ari i një firme nga vendi ynë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Botërore të Bletarisë, organizuar në kuadër të punimeve të Kongresit të 46-të Botëror të Bletarisë, si rrjedhojë e punës së devotshme të bletarëve tanë, të cilët i vlerësojnë më së miri avantazhet natyrale të vendit tonë, ku të katër stinët mund ti jetosh në një ditë dhe që ka një florë të pasur, dhe zgjedhja e këtij mjalti si “Mjalti më i mirë në botë” duke i dhënë atij ‘kupën me të madhe’ është një burim shumë i madh lumturie dhe krenarie për ne”,- tha Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Montreal, Barkan Umruk.



Lajme të ngjashme