Varrezë me çanta shkolle në oborrin e OKB-së

Me “varrezën simbolike” me 3 mijë e 758 çanta shkolle, secila prej të cilave përfaqësonte çdo fëmijë të vrarë vitin e kaluar në luftëra ose përleshje, iu bë thirrje liderëve botërorë për të mbrojtur fëmijët.

Varrezë me çanta shkolle në oborrin e OKB-së

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), oborrin e Selisë së OKB-s, ku javën e fundit të muajit shtator do të mblidhen liderët botërorë për takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ktheu në gjendjen e një varreze duke vendosur çanta shkolle për të tërhequr vëmendjen tek vdekjet e fëmijëve për shkak të luftërave dhe konflikteve të armatosura.

Me “varrezën simbolike” me 3 mijë e 758 çanta shkolle, secila prej të cilave përfaqësonte çdo fëmijë të vrarë vitin e kaluar në luftëra ose përleshje, iu bë thirrje liderëve botërorë për të mbrojtur fëmijët.  

Drejtoresha e UNICEF-it, Henrietta Fore tha se çantat e shkollave, që gjithmonë janë simbole të shpresës, këtë radhë u bënë varre dhe në këtë mënyrë kërkojnë të tërheqin vëmendjen tek fëmijët që vriten në luftëra dhe konflikte të armatosura.  

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar 12 mijë fëmijë janë vrarë, plagosur dhe gjymtuar në rajonet ku ka luftë dhe përleshje të armatosura.



Lajme të ngjashme