Turqi - Vazhdon kthimi i sirianëve në zonat e spastruara nga terroristët

Në pikën kufitare “Öncüpınar” ka kaluar edhe një grup tjetër sirianësh, të cilit ishin larguar nga lufta civile në vendin e tyre dhe kishin ardhur për strehim në Turqi.

Turqi - Vazhdon kthimi i sirianëve në zonat e spastruara nga terroristët

Raportohet se një grup sirianësh rreth 120 vetë, të cilët jetonin në provinca të ndryshme të Turqisë dhe në mesin e të cilëve ka edhe gra me fëmijë, pas përfundimit të procedurave në Drejtorinë e Emigracionit në Kompleksin e Akomodimit në Öncüpınar hipën në minibusë për të shkuar në Siri në kuadër të “Programit të rikthimit vullnetar”.

Pasi kaluan pikën kufitare “Öncüpınar” sirianët shkuan në zonat e pastruara nga elementët e organizatave terroriste YPG/PKK dhe DAESH me operacionet e ushtrisë turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Me programin e “Rikthimit vullnetar” nga 2015 e këtej rreth 335 mijë sirianë kanë shkuar në vendin e tyre.

 


Lajme të ngjashme