Bangladesh – 246 të vdekur nga rrufetë në 7 muaj

Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatëmujore në Bangladesh jetën kanë humbur jetën 246 persona.

Bangladesh – 246 të vdekur nga rrufetë në 7 muaj

Sipas lajmit të "Dhaka Tribune", një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz kanë humbur jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë ndërsa kanë qenë duke mbledhur oriz në fusha. Numri më i madh i viktimave janë regjistruar në rajonin Satkhira.

Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur "Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe".



Lajme të ngjashme