Të diplomuarit në Turqi bëhen udhërrëfyes për studentët e rinj

Shoqatat e të Diplomuarve në Turqi që janë ngritur në të katër anët e botës, përgatitën programe përshtatjeje për studentët ndërkombëtarë, që do të studiojnë në Turqi.

Të diplomuarit në Turqi bëhen udhërrëfyes për studentët e rinj

Shoqatat e të Diplomuarve në Turqi që janë ngritur në të katër anët e botës, përgatitën programe përshtatjeje për studentët ndërkombëtarë, që do të studiojnë në Turqi.

Në kuadër të programit ku jepen informacione në lidhje me sistemin e arsimit në Turqi, jetën sociale dhe situatat e mundshme me të cilat do të ndeshen studentët ndërkombëtarë, deri më tani janë dhënë kurse në Malin e Zi, Somali, Senegal dhe Sudan.

Studentët ndërkombëtarë, që kanë fituar të drejtën për të marrë arsim në nivel bachelor/master/doktoraturë, përpara se të vijnë në Turqi ftohen në programet e përshtatjes të përgatitura nga Shoqatat e të Diplomuarve në Turqi.  

Me anë të programit synohet që studentët të njohin më nga afër Turqinë, të kenë dijeninë për nevojat e tyre dhe të ndjehen mirë gjatë procesit të përshtatjes. Atyre u jepen informacione në lidhje me sistemin e arsimit në Turqi, jetën sociale, mundësit dhe shanset që u ofrohen si dhe situatat me të cilat mund të përballen në fazën e parë të ardhjes në Turqi.

Me programin, ku të diplomuarit u përcjellin edhe eksperiencën e tyre studentëve të rinj synohet të krijohen miqësi të përhershme ndërmjet studentëve të vjetër dhe të rinj.

“Të diplomuarit e Turqisë” që krijojnë ura ndërmjet vendeve të tyre dhe Turqisë kanë 150 mijë anëtarë në 160 vende.

Shumë prej tyre janë bërë burokratë në role të rëndësishme të vendit të tyre, biznesmenë, gazetarë, akademikë e politikanë dhe ata luajnë një rol të madh në përforcimin miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre dhe Turqisë.



Lajme të ngjashme