Uragani Dorian mori jetët e 5 personave në ishujt Bahama

Uragani, i cili arriti shpejtësinë 295 km/h, aktualisht është uragani më i fuqishëm që goditi këtë rajon.

Uragani Dorian mori jetët e 5 personave në ishujt Bahama
Uragani Dorian godet ishujt Bahama
Uragani Dorian godet ishujt Bahama

Uragani i Dorian, i cili ka arritur nivelin e Kategorisë 4 që i afrohet bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është zhvendosur në drejtim të shteteve veriore në vend të Floridës. Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA vazhdon ta përkufizojë Dorian si një stuhi të kategorisë 4. Qendra tha se intensiteti i uraganit mbeti i fortë, megjithëse intensiteti i tij ndryshonte herë pas here në det.

Uragani Dorian, i cili avancon në Oqeanin Atlantik dhe që goditi ishujt Bahama, shkaktoi vdekjen e 5 personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve.

Uragani, i cili arriti shpejtësinë 295 km/h, aktualisht është uragani më i fuqishëm që goditi këtë rajon.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis deklaroi se për shkak të uraganit Dorian kanë humbur jetën 5 dhe u lënduan të paktën 21 persona të tjerë.

Erërat e fuqishme dhe shirat shkaktuan dëme serioze në ishujt Bahama.

Nga ana tjetër për shkak të uraganit Dorian janë anuluar mbi 300 fluturime të avionëve.

Faqja e përcjelljes së fluturimit “FlightAware”, njoftoi se kryesisht për shkak të kushteve të këqija të motit të shkaktuar nga stuhia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1 mijë e 354 mijë fluturime përfshirë ato të brendshme dhe ndërkombëtare.

Në faqe gjithashtu bëhet e ditur se 273 fluturime të brendshme dhe jashtme kanë patur vonesa.

Ndërkohë bëhet e ditur se uragani Dorian ka humbur fuqinë dhe është ulur në kategorinë e 3-të, por vazhdon të ndikojë në ishujt Bahama.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Qendra Kombëtare e Uraganeve thuhet se shpejtësia e erës së uraganit është ulur në 193 km/h.

Deklarata thotë se stuhia mund të afrohet sot në bregdetin lindor të Floridës dhe të kërcënojë këtë zonë nga orët e vona e deri nesër në mbrëmje.

 


Lajme të ngjashme