ShBA - Uragani Dorian zhvendoset në drejtim të veriut të Floridës

Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA vazhdon ta përkufizojë Dorian si një stuhi të kategorisë 4.

ShBA - Uragani Dorian zhvendoset në drejtim të veriut të Floridës

Uragani i Dorian, i cili ka arritur nivelin e Kategorisë 4 që i afrohet bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është zhvendosur në drejtim të shteteve veriore në vend të Floridës.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA vazhdon ta përkufizojë Dorian si një stuhi të kategorisë 4. Qendra tha se intensiteti i uraganit mbeti i fortë, megjithëse intensiteti i tij ndryshonte herë pas here në det.

Në parashikimet e qendrës në fjalë të bëra deri dje thuhej se uragani Dorian do të godasë shtetin e Floridës, ndërsa në parashikimet e fundit u tha se drejtimi i uraganit u kthye në veri.

Në përputhje me rrethanat uragani Dorian do të mund të godas Gjeorgjinë, Karolinën e Jugut dhe të Veriut në veri të Floridës. Mësohet se prefekti i Karolinës së Jugut, Henry McMaster shpalli situatë emergjente në vend.

Bëhet e ditur se stuhia është duke avancuar afërsisht 600 km nga lindja në veri të Floridës. Zyrtarët theksuan se uragani Dorian mund të linte sasi të mëdha shiu pasi të arrinte në breg të detit, duke çuar në përmbytje fatale.

Shpejtësia e erës e regjistruar në qendër të uraganit është 220-240 kilometra në orë.

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi vizitën e tij në fundjavë në Poloni dhe vendosi të qëndrojë në kryeqytetin Uashington për të ndjekur zhvillimet e lidhura me uraganin.



Lajme të ngjashme