Tokio për herë të tretë zgjidhet qyteti më i sigurt në botë

Revista "The Economist" përsëri ka përzgjedhur Tokion si qytetin më të sigurt në botë.

Tokio për herë të tretë zgjidhet qyteti më i sigurt në botë

Bazuar në hulumtimet e bëra është përpiluar lista e qyteteve më të sigurta në botë duke marrë parasysh kriteret si sigurinë dixhitale, individuale, shëndeti dhe siguria e infrastrukturës. Në hulumtime u përfshinë 60 metropole botërore.

Tokio për të tretën herë zgjidhet si qyteti më i sigurt në botë. Pas Tokio-s në listë ishin përfshirë dhe qytet si Singapori, Osaka, Sidnei, Toronto, Uashingtoni, Kopenhag, Seul dhe Melbourn.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Tokio jetojnë rreth 38 milionë njerëz. (AA)



Lajme të ngjashme