Në 7 muaj Turqinë e vizituan mbi 24 milionë turistë të huaj

Numri i turistëve të huaj që vizituan Turqinë në muajin korrik është rritur me 16,67% në krahasim me korrikun e 2018-s.

Në 7 muaj Turqinë e vizituan mbi 24 milionë turistë të huaj

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar statistikat e turizmit për periudhën janar-korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave në fjalë numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Turqi në 7 muajt e kaluar të këtij viti është rritur me 14,11% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe ka arritur në 24 milionë e 693 mijë e 886 vizitorë.

Rusia renditet në krye të vendeve që i kanë dërguar Turqisë më shumë vizitorë në muajin korrik. Numri i turistëve që kanë ardhur muajin e kaluar nga Federata e Rusisë është rritur me 16,2%.

Në vend të dytë renditet Gjermania, e cila e ka rritur me 14,04% numrin e turistëve që ka dërguar në Turqi dhe në vend të tretë është Anglia. Numri i turistëve anglezë ka shënuar një rritje prej 19,78%.

Në korrik Turqinë e vizituan 1 milion e 43 mijë rusë, 686 mijë e 307 gjermanë dhe 425 mijë e 44 anglezë.

Federata e Rusisë zë vendin e parë edhe në mesin e tregjeve që kanë regjistruar rritjen më të madhe edhe sipas të dhënave për periudhën 7-mujore (janar-korrik).

Pas Federatës së Rusisë renditja e vendeve që kanë dërguar më shumë turistë në Turqi për periudhën janar-korrik 2019 është e tillë: Gjermania, e cila e ka rritur numrin e turistëve me 15,04% qëndron në vend të dytë dhe Bullgaria është në vend të tretë me 23,5% rritje. Bullgaria pasohet nga Anglia dhe Irani.

Në 7 muajt e kaluar të këtij viti Turqia mirëpriti 3 milionë e 752 mijë e 437 shtetas rusë, 2 milionë e 670 mijë e 672 shtetas gjermanë dhe 1 milion e 444 mijë e 789 shtetas bullgarë.

 


Lajme të ngjashme