Turqia dërgoi 10 mauna me miell për sirianët e Idlibit

Janë nisur për në Idlib të Sirisë 10 mauna me miell, i mbledhur si ndihmë nga Myftinia e Kayseri në kuadër të fushatës së organizuar nën drejtimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe Fondacionit Fetar të Turqisë (TDV).

Turqia dërgoi 10 mauna me miell për sirianët e Idlibit

Janë nisur për në Idlib të Sirisë 10 mauna me miell, i mbledhur si ndihma nga Myftinia e Kayseri në kuadër të fushatës së organizuar nën drejtimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe Fondacionit Fetar të Turqisë (TDV).

Ceremonia e rastit për dërgimin e ndihmave të mbledhura nga Myftinia e Rrethit të Kayserit dhe dega e TDV-së në Kayseri u organizua në parkingun pranë Myftinisë.

Në ceremoni morën pjesë personeli i Myftinisë, zyrtarët e degës së TDV-së në Kayseri dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Maunat me ndihma u nisën pas lutjeve të myftiut të Kayserit, Shahin Güven.

Fushata për mbledhjen e ndihmave kishte nisur në muajin mars 2016 dhe deri më tani janë dërguar si ndihma për sirianët në nevojë: 294 mauna me miell, 135 mauna me artikuj të ndryshëm ushqimorë, 40 mauna me materiale strehimi, 22 mauna me veshje, 10 mauna me qymyr, 8 mauna me ushqim të gatshëm për bebet dhe materiale për kujdesin e fëmijës, 4 mauna me materiale pastrimi, 3 mauna me soba për ngrohje në dimër si dhe 2 mauna me materiale të kuzhinës.

 


Lajme të ngjashme