Emigrantët nga anija “Proactiva Open Arms” zbarkojnë në Lampeduzë

Kryeprokuroria e Agrigentos në Itali urdhëroi sekuestrimin e anijes së organizatës joqeveritare spanjolle “Proactiva Open Arms”, e cila priste në det për 19 ditë dhe zbarkimin e të gjithë emigrantëve të parregullt.

Emigrantët nga anija “Proactiva Open Arms” zbarkojnë në Lampeduzë

Kryeprokuroria e Agrigentos në Itali urdhëroi sekuestrimin e anijes së organizatës joqeveritare spanjolle “Proactiva Open Arms”, e cila priste në det për 19 ditë dhe zbritjen në tokë të të gjithë emigrantëve të parregullt.

Emigrantët e parregullt të shpëtuar në Mesdhe dhe që prisnin në det të hapur në anijen e “Proactiva Open Arms” për 19 ditë, më në fund zbritën në tokë.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat italiane kryeprokurori i Agrigentos, Luigi Patronaggio pas lajmeve të publikuara në shtyp nga zyrtarët e anijes për “situatën e paqëndrueshme” dhe pas tentimit të disa emigrantëve për të dalë në tokë duke notuar, inspektoi anijen me dy mjek.

Pas inspektimit që zgjati afërsisht 1 orë e gjysmë kryeprokurori Patronaggio urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të emigrantëve dhe sekuestrimin e anijes.

Sipas urdhrit të prokurorit edhe 89 emigrantë të mbetur në anije do të zbarkojnë në Lampeduzë pas atyre që shpëtuan duke notuar.

Ndërkohë, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në Twitter se një anije që i përket marinës spanjolle është gati për të marrë emigrantë e parregullt në bord.

Shtypi italian njoftoi se anija e marinës spanjolle do të arrijë në Lampeduzë brenda 3 ditëve dhe do t’i dërgoj emigrantët në ishujt Balearik.

Nga ana tjetër, anija “Ocean Viking” që i përket organizatës së “Mjekëve pa Kufij të Francës” (MSF) dhe OJQ-së “SOS Mesdhe”, e cila shpëtoi 356 persona në 4 operacione, është në ditën e 11-të të pritjes.

Anija, e cila mori përgjigje negative nga Italia dhe Malta për të hyrë në një port të sigurt, vazhdon të presë në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe.

 


Lajme të ngjashme