Ajri i ndodhur po aq i dëmshëm sa një paketë cigaresh në ditë

Sipas një hulumtimi të publikuar edhe në revistën "JAMA Journal" të Unionit të Mjekëve të SHBA ndotja e ajrit dëmton sa një paketë cigaresh në ditë.

Ajri i ndodhur po aq i dëmshëm sa një paketë cigaresh në ditë

Shkencëtarët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit është i barabartë me pirjen e një pakete cigaresh në ditë në aspektin e rrezikut të sëmurjes nga mushkëritë dhe pjesëve të poshtme të rrugëve të frymëmarrjes.

Në hulumtimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën "JAMA Journal" të Unionit të Mjekëve të ShBA, është theksuar se ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh.

Shkencëtarët në kuadër të hulumtimit kanë vëzhguar gjatë 10 viteve mbi 7.000 të rritur të shëndetshëm të moshës prej 45 deri në 84 që jetojnë në qytetet Nju-Jork, Los Anxhelos, Çikago, Baltimorë, St. Paul dhe Winston-Salem. Sipas hulumtimit rreziku për emfizemë tek personat që jetojnë në metropolet e lartpërmendur, ku përqindja e ndotjes së ajrit është e lartë, është e barabartë me ata që jetojnë në vende, ku nuk ka ndotje të ajrit dhe konsumojnë nga një paketë me cigare në ditë.

"Ne vërejtëm se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit dukshëm rrezikun e infektimit nga emfizema. Kjo, është e barabartë me pirjen e një pakete me cigare në ditë dhe e dëmton trupin sa 3 vite shtesë plakje", thotë Dr. Graham Barr, lideri i grupit hulumtues nga Universiteti “Columbia”.

"Pirja e cigares është shkaku më i rëndësishëm për emfizemë", u shpreh një hulumtues tjetër nga Universiteti “Washington”, Dr. Joel Kaufman. Transmeton.



Lajme të ngjashme