Fëmijët në bordin e anijes “Proactiva Open Arms” u evakuuan në Lampedusa të Italisë

Evakuohen 27 fëmijë emigrantë nga anija e organizatës jo-qeveritare spanjolle (OJQ) “Proactiva Open Arms”, e cila vazhdon të pret të afrohet në portin e Lampedusas në Itali me emigrantët e shpëtuar në Mesdhe.

Në një deklaratë të bërë nga llogaria e OJQ-së në Twitter, u njoftua se u lejua evakuimi i 27 fëmijëve nën moshën 18 vjeç dhe pa përcjellës që ndodheshin në bordin e anijes.

Vendimi për të lejuar fëmijët emigrantët të zbarkojnë erdhi nga Kryeministrit Giuseppe Conte pas letrës së dytë të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, i njohur për politikat e tij kundër emigracionit.

Pas evakuimit të 27 fëmijëve në bordin e anijes mbetën edhe 107 emigrantë.

Zyrtarët e “Proactiva Open Arms” paralajmërojnë se kushtet e higjienës në anije po përkeqësohen dhe se psikologjia e emigrantëve që kanë qenë në det për 16 ditë ka filluar të përkeqësohet.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i Agrigento ka caktuar një mjek ekspert për të inspektuar kushtet higjeno-sanitare të anijes.

OJQ spanjolle “Proactiva Open Arms” në fillim të muajit kishte shpëtuar 160 emigrantë të parregullt në tre grupe të ndryshme në Mesdhe dhe kërkoi të afrohej në Itali dhe Maltë si porte të sigurta. Të dy vendet u përgjigjën negativisht ndaj kësaj kërkese.

Lajme të ngjashme