Kuzhina turke - Revani

A e dini se emri i revanisë e ka origjinën tek Erevani, kryeqyteti i Armenisë, pasi për herë të parë është gatuar nga kuzhinierët e pallatit osman në shekullin e 17-të me rastin e ngadhënjimit të qytetit nga Sulltan Murati IV?

33 revani.jpg
revani
revani_03.jpg

Receta nga kuzhina turke - Revania

Në pjesën e kësaj jave do t’ju përcjellim recetën për gatimin e një ushqimi tjetër nga kuzhina osmane. Ky ushqim që bën pjesë në kategorinë e ëmbëlsirave dhe quhet “revani”. Le të themi edhe këtë se revania, e cila ka mbetur nga kuzhina osmane, në disa zona të Turqisë quhet edhe “ëmbëlsira sfungjer” ose “ëmbëlsirë kosi” dhe të kalojmë tek receta për gatimin e kësaj ëmbëlsire. 

Harxhet e nevojshme:

  • 4 vezë
  • 1 gotë uji sheqer
  • 1 gotë uji kos
  • 1 gotë uji vaj
  • 1 gotë uji semolinë (ermik)
  • 2 gota uji miell
  • 1 paketë me sodë buke
  • lëvorja e një limoni e grirë në rende
  • 4 gota uji sheqer
  • 5 gota ujë
  • lëngu i gjysmë limoni
  • 2 lugë gjelle arrë kokosi të bluar

Gatimi i revanisë: Fillimisht për ta gatuar sherbetin për ëmbëlsirën në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Pasi të zihet në zjarr të ulët për 30 minuta shtojmë lëngun e limonit dhe e heqim nga zjarri dhe e lëmë të vaket. Më pas i përziejmë vezët me sheqerin me ndihmën e një mikseri deri sa sheqeri të shkrihet plotësisht. Pastaj shtojmë me radhë vajin, kosin, vaniljen, lëvoren e limonit të grirë në rende, semolinën (ermikun), miellin e situr dhe pluhurin për pjekje (sodën e bukës) dhe vazhdojmë ti rrahim. Tepsinë e lyejmë me gjalpë dhe hedhim në të harxhin e përgatitur. E pjekim për 30 minuta në furrë të ngrohur paraprakisht në temperaturën 180 °C. Pastaj hedhim sherbetin e ftohur mbi tortën e nxehtë që del nga furra. Pasi torta ta ketë thithur tërë sherbetin e presim ëmbëlsirën, sipër hedhim arrë kokosi të bluar dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë.

 


Lajme të ngjashme