Të huajt zgjedhin Turqinë për të investuar dhe jetuar

Sipas të dhënave të Departamentit për Integrimin dhe Komunikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshmet ë Menaxhimit të Migracionit në vitin 2019 ka arritur mbi 1 milion numri i huajve të pajisur me leje qëndrimi në Turqi.

kapadokya.jpg
Balon Kapadokya (18).jpg
yabanci-turist.JPG
yabanci turkiyede.jpg
Yabancilara-Turkuaz-Kart.jpg

Zv/Drejtori i Departamentit të Integrimit dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit të Migracionit, Ali Riza Beshkat thotë se duke përjashtuar emigrantët që largohen nga lufta dhe persekutimi, numri i huajve që kanë ardhur në Turqi për të bërë biznes, për të kaluar jetën si pensionistë ose për të ofruar kontribut në ekonomi ka tejkaluar 1 milionët.

Beshkat, i cili qëndroi në qytetin Kayseri në kuadër të një programi, për AA ka bërë të ditur se emigrimi është një fenomen që ka ndodhur në çdo periudhë të historisë.

 

Turqia është një vend, që gjatë të gjithë historisë i ka hapur krahët për njerëzit e larguar nga lufta dhe persekutimi, ku dhe për shkak të luftërave në kohët e fundit janë shtuar edhe emigrimet.

"Kryesisht 3,6 milionë sirianë nën mbrojtjen e përkohshme dhe ndërkombëtare jetojnë bashkë me ne. Krahas këtyre sot në territorin tonë janë edhe mbi 1 milionë persona të tjerë që kanë leje qëndrimi, të cilët janë njerëz që kanë ardhur me migrim të rregullt, jo për arsye të luftës apo persekutimit. Këta njerëz ofrojnë kontribut për ekonominë tonë, pasi ata punojnë, hapin biznese, merren me turizëm apo jetojnë pjesën e jetës së pensionit. Shkaku kryesor i kësaj është se vendi ynë ka shënuar shumë përparime serioze në zhvillimin social dhe ekonomik. Është bërë një qendër tërheqëse për rajonin dhe vendet përreth. Që nga viti 2019 ka arritur mbi 1 milion numri i njerëzve, që banojnë me leje qëndrimi në Turqi", tha Beshkat.

- "Turqia vendi që ka pritur më shumë refugjatë"

Pasi ka vënë në dukje se statistikat e migrimit të rregullt në Turqi rriten vazhdimisht, Beshkat theksoi se nga 800 mijë që ka qenë në vitin 2018 numri i migrimeve të rregullt ka arritur në 1 milionë dhe se në periudhën në vijim kjo shifër mund të rritet edhe më tej.

"Turqia ka kryer punë të rëndësishme në çështjen e mbrojtjes, pritjes së emigrantëve në botë", ka kujtuar Beshkat, duke shtuar më tej se, "Turqia është vendi që kohët e fundit vazhdimisht ka pritur më shumë refugjatë në botë. Turqia është vendi që kohët e fundit ka pritur më shumë refugjatë, kjo është konfirmuar edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB)". (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme