Gjermani – Dy gra turke përballen me sulme raciste

Dy gra turke janë sulmuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin përse ishin duke folur turqisht mes tyre.

Gjermani – Dy gra turke përballen me sulme raciste

Dy gra turke janë sulmuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin përse ishin duke folur turqisht mes tyre.

Policia njofton se është ndaluar personi që kishte sulmuar dy nënat turke, të cilat ishin ulur në stol bashkë me fëmijët e tyre dhe po prisnin në stacionin e trenit në Wittenau.

Sipas komunikatës së policisë personi në fjalë fillimisht kishte kërkuar nga gratë turke që të flisnin gjermanisht dhe pastaj i kishte sulmuar ato fizikisht.

Raportohet se agresori 37-vjeçar ishte kapur nga njerëzit që ndodheshin aty rrotull dhe ishte dorëzuar në polici.

Mësohet se personi në fjalë është nën hetim për sulm racist dhe akuzohet për kryerje të veprave penale “ngacmim” dhe “tentativë për plagosje me dashje”.

 


Lajme të ngjashme