Entuziazmi i Kurban Bajramit përfshin tërë botën myslimane

Kurban Bajrami festohet me entuziazëm në tërë Turqinë dhe gjithë botën islame.

kurban bayrami namaz1.jpg
kurban bayrami namaz2.jpg
kurban bayrami namaz3.jpg
kurban bayrami namaz4.jpg

Kurban Bajrami festohet me entuziazëm në tërë Turqinë dhe gjithë botën islame.

Qytetarët turq në ditën e parë të bajramit u dyndën në xhami në orët e hershme të mëngjesit.

Pas faljes së namazit të bajramit xhemati uroi njëri-tjetrin me rastin e Kurban Bajramit.

Pas kësaj qytetarët shkuan në vendet e caktuara për therje dhe bënë  kurbani.

Gjatë 4 ditëve të bajramit populli do të zhvillojë vizita tek familjarët dhe të njohurit.

Edhe myslimanët në të katërta anët e botës festojnë me entuziazëm Kurban Bajramin.

Entuziazmi filloi me namazin e bajramit në orët e para të mëngjesit.

Edhe xhamitë në Australi u mbushën me besimtarë që donin të kryenin obligimet dhe të ndanin begatinë e bajramit me njëri-tjetrin.

Pas faljes së namazit myslimanët uruan njëri-tjetrin.

Edhe myslimanët Moro, që jetojnë në rajonin autonom Bangsamoro të Filipineve falën namazin e bajramit.

Edhe në ishullin Mindanao, me shumicë myslimane, besimtarët të të gjitha moshave femra e meshkuj u takuan në vendet e përshtatshme për obligim në këtë ishull.

Entuziazmin e bajramit e ndanë edhe vullnetarët e organizatave joqeveritare turke që kanë shkuar nga Turqia në rajon.

Edhe myslimanët në Kinë, Kirgizi, Uzbekistan dhe shumë vende të tjera vërshuan në orët e para të mëngjesit në xhami dhe uruan njëri tjetrin.

 


Lajme të ngjashme