Bota islame kremton Festën e Kurban Bajramıt

Një pjesë e mishit të kurbanit ndahet për familjarët, një pjesë për të varfrit dhe një pjesë i shërbehet mysafirëve të ardhur për vizitë gjatë festës së bajramit.

Bota islame kremton Festën e Kurban Bajramıt

Sot bota islame kremton Festën e Bajramit të Kurbanit. Dashi i dërguar Hz. Ibrahimit nga ana e Perëndisë për të mos flijuar të birin e tij, ka hyrë në historinë e njerëzimit.

Ndërsa për ne tradita e therjes së kurbanit me qëllim të fitimit të kënaqësisë së Allahut, ka rëndësi të veçantë.

Kurbanet e blera me para hallall sot theren me mendimin se do të na i shërbejnë kundër mëkateve.

Një pjesë e mishit të kurbanit ndahet për familjarët, një pjesë për të varfrit dhe një pjesë i shërbehet mysafirëve të ardhur për vizitë gjatë festës së bajramit.

Në këtë ditë vizitohen të moshuarit dhe gëzohen fëmijët.

Me urimin që të gjitha grindjet, luftërat, masakrat, hidhërimet dhe urrejtjet të marrin fund me këtë festë të Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame u urojmë festën e Bajramit të Kurbanit.



Lajme të ngjashme