THY bëri udhëtimin e parë Stamboll-Uashington me “Boeing 787-9 Dreamliner”

Avioni i pasagjerëve tip “Boeing 787-9 Dreamliner”, i cili ka hyrë në inventarin e “Turkish Airlines” (THY) pak kohë më parë, ka realizuar fluturimin e parë Stamboll-Uashington.

THY bëri udhëtimin e parë Stamboll-Uashington me “Boeing 787-9 Dreamliner”

I cilësuar si “avioni i ëndrrave” dhe i bashkuar pak kohë më parë me flotën ajrore të THY-së, avioni i tipit “Boeing 787-9 Dreamliner” pasagjerët e parë që kishte marrë nga aeroporti i Stambollit i zbriti në aeroportin ndërkombëtar “Dulles” të Uashingtonit.

Zbritjen e parë në aeroport avioni e bëri nën shoqërimin e duartrokitjeve dhe me ceremoninë e “nderimit me ujë” të makinave zjarrfikëse.

Nga THY thanë se avioni “Boeing 787-9 Dreamliner” udhëtimin e tij të parë nga Stambolli e kishte realizuar plot [me pasagjerë], dhe nga Uashingtoni në Stamboll do të kthehej sërish plot.

Në korrik të këtij viti THY kishte marrë në dorëzim avionin e tretë “Boeing 787-9 Dreamliner” nga 30 copë që kishte porositur vitin e kaluar, nga të cilët 25 do të blihen patjetër, ndërsa për 5 të tjerët porosia është opsionale.

Avioni i parë i tipit “Dreamliner” i përfshirë në inventarin e THY-së mban emrin “Maçka”, në kujtim të dëshmorit Eren Bülbül, dhe fluturimin e parë e kishte realizuar më 8 korrik në Trabzon, ndërsa fluturimin e parë ndërkombëtar e kishte bërë më 17 korrik nga Stambolli në kryeqytetin e Balit, Denpasar.



Lajme të ngjashme