Bangladeshi pajis me karta identiteti mbi 500 mijë myslimanë arakanas

Mbi 500 mijë refugjatë myslimanë arakanas, të cilët strehohen në kampet e Bangladeshit, janë pajisur me karta identiteti të reja nga autoritetet vendase.

Bangladeshi pajis me karta identiteti mbi 500 mijë myslimanë arakanas

“Më shumë se 500 mijë refugjatë rohingianë myslimanë, të cilët kanë ardhur nga Mianmari, janë regjistruar nga zyrtarët e Bangladeshit dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR)”, deklaroi përmes një komunikate të shkruar agjencia në fjalë.

UNHCR-ja theksoi se janë shtypur kartat biometrike për të gjithë refugjatët mbi 12 vjeç dhe këto dokumente, të cilat eliminojnë mundësinë e falsifikimit, pritet të ndihmojnë në sigurimin e nevojave personale të grave, fëmijëve dhe refugjatëve me aftësi të kufizuara.

“Kartat e reja do t’u mundësojnë organizatave humanitare që të punojnë në mënyrë më të koordinuar dhe do të sigurojnë që askush të mos përjashtohet nga ndihmat. Këto dokumente do të jetë gjithashtu një element i rëndësishëm në aspektin e kthimit të sigurt të myslimanëve arakanas në Mianmar”, potencohet mes të tjerash në komunikatën e UHCR-së.



Lajme të ngjashme