Studim: Kafja dhe çaji nuk ju lënë pa gjumë

Sipas një studimi të ri nikotina dhe alkooli mund t’jua ndërpresë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.

kahve.jpg
kahve
kahve
çay

Sipas lajmit të gazetës "Independent", hulumtuesit nga universitetet amerikane Florida Atlantik dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit kanë regjistruar se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë kanë konsumuar ditën dhe natën gjithsej 785 vullnetarë për 5.164 ditë.

Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasoi me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.

Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.

Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigareje para fjetjes e ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ata që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes e redukton gjumin për 43 minuta.

Dr. Christine Spadola nga Universiteti Florida Atlantik në artikullin për revistën "Sleep" thekson se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdueshmërinë e gjumit.

Studimi tërheq vëmendjen me rezultatin për të cilën deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në gjumin e njeriut.



Lajme të ngjashme