Koca: Turqia do të bëhet një markë botërore për turizmin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se janë hedhur hapa për ta bërë Turqinë një markë në mbarë botën në fushën e shëndetësisë.

Koca: Turqia do të bëhet një markë botërore për turizmin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se janë hedhur hapa për ta bërë Turqinë një markë në mbarë botën në fushën e shëndetësisë.

Koca, i cili ishte i ftuar në Tryezën e Editorit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli, tha se brenda dy muajsh do të bëjnë një promovim të madh.

Ai bëri të ditur se Turqia ka arritur një zhvillim të madh në shëndetësi në 17 vitet e fundit dhe nënvizoi se në turizmin e shëndetësisë në Turqi janë kuruar rreth 500 mijë të sëmurë, ndërkohë që pritet që gjatë këtij viti kjo shifër të jetë edhe më e lartë.

Ministri turk u shpreh se në periudhën e re do të emërohen atashe të shentësisë në vendet që janë në objektivë të turizmit të shëndetësisë dhe gjithashtu në këto vende do të hapen qendra të diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve.

“Ne dëshirojmë të vëmë në shërbim në këto qendra edhe kontrollet dhe ndjekjet e pacientëve pas kthimit nga Turqia” u shpreh ministri i shëndetësisë.

Ai bëri të ditur se në objektivë në Azi mund të jetë Rusia, Ukraina e Azerbajxhani, ndërsa në Lindjen e Mesme mund të jenë Iraku, Bahrejni dhe Katari dhe nënvizoi se me anë të një qendre të diagnostikimit në këto vende mund të bëhet ndjekja dhe përcaktohet diagnoza e pacientit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se dëshirojnë të kthejnë në një markë turizmin e shëndetësisë në Turqi dhe në lidhje me këtë ka filluar edhe procesi për ta arritur këtë.

“Brenda 1-2 muajsh do të bëhet një promovim i madh. Këtej e tutje kërkojmë që të nxjerrim në shesh një markë që kur të thuhet ‘shëndetësi” në shumë vende të botës në mendje të vijë Turqia” tha ministri Koca.   



Lajme të ngjashme