Gjermani – Në korrik çdo dy ditë një xhami u kërcënua me sulm me bombë

Në muajin korrik çdo dy ditë një xhami është shënjestruar nga grupet neonaziste me sulme me bombë, sipas një lajmi të gazetës “Bild”, të cilin e mbështet në burimet e sigurisë.

Gjermani – Në korrik çdo dy ditë një xhami u kërcënua me sulm me bombë

Gazeta “Bild” në një lajm, të cilin e ka mbështetur në burimet e sigurisë së vendit, nxjerr në pah se në muajin korrik në çdo dy ditë një xhami ka qenë në shënjestër të kërcënimeve dhe sulmeve, shumica kanë ardhur nga grupet neonaziste.

Në lajmin e saj gazeta u referohet edhe rasteve që e kanë kaluar fazën e kërcënimit dhe janë shndërruar në sulme reale.

Kohët e fundit burimet e sigurisë kanë marrë informata për vendosjen e bombave në xhamitë që ndodhen në qytetet Këln, Mynih, Manhajm, Disburg, Majnc dhe Villingen Schwenningen dhe se xhamitë duhej të boshatiseshin menjëherë.

Ekipet e specializuara edhe pse i kanë boshatisur xhamitë dhe kanë bërë kontrolle nuk kanë hasur ndonjë gjurmë eksplozivi.

Në muajt e kaluar disa xhami në Gjermani ishin përballur me zjarrvënie, kurse disa të tjera me tentativa në këtë drejtim.

Ndërsa në disa xhami të tjera ishin grisur Kuranë, në mure ishin shkruar parulla të ndryshme dhe ishin shkaktuar dëme materiale.



Lajme të ngjashme