Siri – Regjimi i Esadit përdor ndihmat humanitare si armë

Është dokumentuar se regjimi i Beshar Esadit në Siri përdor ndihmat humanitare si armë për të ndëshkuar opozitarët dhe për të financuar persekutimin e tyre.

Siri – Regjimi i Esadit përdor ndihmat humanitare si armë

Është dokumentuar se regjimi i Beshar Esadit në Siri përdor ndihmat humanitare si armë për të ndëshkuar opozitarët dhe për të financuar persekutimin e tyre.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch-HRW) në një komunikatë me shkrim të publikuar në faqen e internetit, bën të ditur se degët e inteligjencës së regjimit të Esadit kanë ndërhyrë në ndihmë humanitare për një kohë të gjatë.

“Qeveria Siriane ka zhvilluar një politikë dhe kornizë ligjore për të financuar mizoritë, të ndëshkojë opozitarët dhe të shpërblejë besnikët me ndihma humanitare”, thuhet në komunikatë.

“Regjimi për këtë i përdori forcat e sigurisë dhe u bëri thirrje që të ndërhyjnë në shpërndarjen e ndihmave që në momentin e parë”, thuhet në komunikatë, ndërsa citohet gjithashtu raporti i javës së kaluar i Qendrës Siriane të Drejtësisë dhe Përgjegjësisë (SJAC) me seli në Uashington.

Raporti i datës 1 gusht përfshin letërkëmbimin e brendshëm të Drejtorisë së Sigurisë Politike të regjimit të Esadit, përgjegjës për torturime dhe ndalime.

“Në korrespodencë, është e qartë se degët ishin urdhëruar të kufizojnë ndihmën humanitare dhe kjo është bërë në kuadër të vlerësimeve politike, jo humanitare. Para se të shpërndahet ndihma, bëhen vlerësime nëse rajonet janë nën kontrollin e opozitarëve dhe nëse familjet e luftëtarëve ndodhen atje”, u tha në komunikatën e HRW-së.

 


Lajme të ngjashme