Investoni dhe fitoni nënshtetësinë në Turqi!

Përditë e më shumë të huaj vijnë në Turqi për të investuar që kur u lehtësuan procedurat e nënshtetësisë rreth një vit më parë. Rreth 1.000 të huaj kanë marrë pasaportë turke deri tani me këtë rrugë.

Investoni dhe fitoni nënshtetësinë në Turqi!

Çdo ditë e më shumë të huaj po vijnë në Turqi për të investuar që kur qeveria ka lehtësuar procedurat e nënshtetësisë. Plani i Turqisë për nënshtetësi përmes investimit ka siguruar deri më tani që 981 të huaj të bëhen qytetarë. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, plot 1.700 persona aplikuan për të fituar shtetësinë turke.

Sipas rregullimeve ligjore që Ankaraja bëri në shtator (2018), të huajt mund të fitojnë të drejtën për t'u bërë shtetas turq duke depozituar në bankat turke 500 mijë dollarë dhe garantuar një maturim 3-vjeçar të kësaj shume.

Gjithashtu të huajt mund të marrin pasaportë turke duke blerë një pronë me vlerë mbi 250 mijë dollarë.

Sipas amendamenteve të mëhershme, të huajt mund të bëheshin shtetas turq duke depozituar në bankë 2 milionë dollarë ose duke investuar në Turqi të paktën 1 milion dollarë.

Brenda vitit të kaluar, të huajt që dëshironin të përfitonin nga procedurat e lehtësuara, investuan në Turqi mbi 1 miliard dollarë.

"Shtetësinë turke duan ta marrin kryesisht njerëz nga kombet, shtetet apo rajonet fqinje, siç janë Iraku, Irani, Jemeni, Siria dhe Afganistani. Shkaku i kësaj mund të jetë mungesa e sigurisë dhe stabilitetit në vendet e tyre. Prandaj edhe kërkojnë rrugët për të bërë një investim të dytë."

Iranianët renditen në krye të shtetasve të huaj, të cilët duan tëbëhen qytetarë turq në kuadër të planit të ri. Shtetasit iranianë ndiqen nga irakianë, jemenasit, afganët dhe sirianët.

Sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave, njohur gjerësisht si TurkStat, aktiviteti i të huajve për të blerë prona ka shënuar rritje të madhe gjatë muajve të kaluar. Madje vetëm në 6-mujorin e parë të 2019-s, të huajve u janë shituar rreth 20 mijë prona me vlerë totale 3 miliardë dollarë. Kjo shifër është 67% më e lartë sesa ajo në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Është shumë më e lehtë për të ngritur një biznes kur keni pasaportë turke. Dhe kjo do të thotë se sipërmarrjet mund të fokusohen mbi vizionet afatgjata dhe planet e rritjes, në vend që të shqetësohen për rinovimin e lejeve çdo 1-2 vite.

Bahaddin Katipoglu erdhi në Turqi 8 vjet më parë. Fillimisht ai bëri një investim të vogël sa për të plotësuar nevojat familjare. Por ishte i vetëdijshëm se marrja e shtetësisë turke do t'i mundësonte rritjen e shpejtë të investimeve. Prandaj ai vendosi të bëjë një investim më të madh duke blerë një fabrikë çorapesh.

Ju ndiheni më të qetë për çdo gjë kur gëzoni avantazhet e pasaportës turke; po ashtu në jetën tuaj civile dhe në udhëtime.

Turqia është një vend shumë i bukur. Ofron shumë avantazhe në biznes, jetesë dhe në çdo fushë tjetër. E ardhmja duket shumë pozitive.

Dhe krahasuar me investitorët e tjerë, pasaporta turke s'është avantazhi i vetëm. Së bashku me shtetësinë turke vijnë edhe mjaft stimulime, ku vlen të theksohen marrëdhëniet dhe tërheqja e kredive nga bankat turke.

Kjo ka të bëjë haptazi me atë se si ju konceptoheni si investitor. Ju konceptoheni si dikush që ka investuar seriozisht në Turqi, në kulturën turke dhe në ardhmen e botës turke të biznesit.

Vendimi i Turqisë për të lehtësuar procedurat e nënshtetësisë erdhi në një periudhë të vështirë për ekonominë e vendit.

Sipas investitorëve, interesi nga vendet e Lindjes së Mesme tregon qartë se Turqia nuk është vetëm një port i sigurt në mesin e paqëndrueshmërisë rajonale, por edhe një vend ku mund të siguroni fitime ekonomike afatgjata.

Omer Kablan – Strait Talk



Lajme të ngjashme