Evropa goditet nga vala e temperaturave të larta

Vala e temperaturave të larta mori jetë në Evropë.

1242471
Evropa goditet nga vala e temperaturave të larta

Vala e temperaturave të larta mori jetë në Evropë.

Supozohet se vala e temperaturave të larta që vjen nga Afrika Veriore do të arrijë në vendet Skandinave.

Madje në Belgjikë, e cila është e ftohtë dhe me shi edhe gjatë verës, temperaturat kanë shënuar rekord.

Ky vend kalon njërën prej stinëve më të nxehta të verës të 72 viteve të fundit.

Termometrat, të cilat në vitin 1947 shënuan rekord me 36,6 gradë Celsius, këtë vit arritën në 40 gradë.

Ndërkaq në qytetin Këln të Gjermanisë janë mbytur dy persona që hynë në liqen për t’u freskuar.

Parashikohet që temperaturat në kryeqytetin LondërAnglisë do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Ndërsa në Francë janë bërë paralajmërime për t’iu shmangur udhëtimeve. Në celularë u dërgua mesazhi “mos u dehidratoni”. Njerëzit u dyndën drejt pishinave për t’u freskuar.

Holandë, për të cilën supozohet se do të kalojë ditët më të nxehta të 75 viteve të fundit, niveli i alarmit u ngrit në portokalli.

Ekipet e bashkisë kanë derdhur kripë nëpër rrugë për të parandaluar shkrirjen e asfaltit.

Në Spanjë, ku temperatura supozohet të arrijë në 42 gradë, u bë thirrje për kujdes kundër zjarreve.



Lajme të ngjashme